Vajza e Azem Hajdarit del kundër PD: Seanca e sotme i shërbeu Veliajt

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari reagoi pas mbledhjes së Komisionit të Medias, ku sipas saj u kthye në boks politik dhe i shërbeu kryebashkiakut Erion Veliaj.

Hajdari shkruan se mbledhja nuk pati asnjë rezultat për kauzën e teatrit. “Shfaqja e sotme në Komisionin e Medias nuk i shërbeu aspak kauzës së teatrit por u kthye në një boks politik & nuk dha asnjë rezultat. Përkundrazi, mos trajtimi i temës së Teatrit i shërbeu erionveliaj dhe interesit tij të ngushtë por jo opozitës, artistëve & qytetarëve”.

Kliko per me shume info

Mbledhja e sotme e Komisionit të Medias u shoqërua me tension, pasi deputetët e opozitës u ngritën kundër pranisë së Erion Veliajt atje. Në këtë mbledhje ishte parashikuar të zhvillohej një seancë dëgjimore për Teatrin Kombëtar, por situata degradoi nga përplasje verbale deri në përplasje fizike.

Shfaqja e sotme në Komisonin e Medias nuk i shërbeu aspak kauzës së teatrit por u kthye në një boks politik & nuk dha asnjë rezultat. Përkundrazi, mos trajtimi i temës së Teatrit i shërbeu erionveliaj dhe interesit tij të ngushtë por jo opozitës, artistëve & qytetarëve”, shkruan Hajdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.