Uruguai kualifikon veten dhe Rusinë në Botërorin 2018

Sport

Kombetarja e Uruguait dhe Rusia janë dy ekipet e para që sigurojne matematikisht kualifikimin për në fazën e 1/8 të botërorit.

Ekipi i uruguajit ka fituar minimialisht 1-0 ndaj Arabisë Saudite me gol të shënuar nga Luis Suarez në të 23-tën, por kaq ka mjaftuar që Uruguai të sigurojë kualifikimin për në fazën e ardhshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me këtë fitore Uruguai i dhuroi kualifikimin edhe Rusisë, me të cilën do të ndajnë të hënën e 25 qershorit se kush prej tyre do të jetë kryesuesja e Grupit A, me kombëtaren organizatore favorite falë golavarazhit.

Arabia Saudite e Egjipti në po të njëjtën ditë do të luajnë me synimin që të marrin edhe pikën, apo fitoren e parë në këtë Botëror.

ME TE LEXUARAT