U raportua për rrëmbimin e gazetares së RTSH, reagon zëdhënësja e policies: Ja e vërteta

Kosovë&Rajon

Pas raportimit të lajmit për rrëmbimin e një gazetareje të RTSH, në Prishtinë, ka reaguar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti u shpreh se raportime të tilla nuk qëndrojnë dhe se dyshimet kanë qenë të bazuara në faktin se vetura e gazetarës në fjalë ka qenë afër një vajze tjetër e cila dyshohet se është rrëmbyer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“S’ka të bëj fare me gazetaren, ka qenë një rrëmbim i një vajze, e cila ka qenë afër veturës së saj, mirëpo nuk ka të bëj fare me gazetaren në fjalë”, bëri të ditur Ahmeti.

Ende nuk dihet për detaje tjera rreth këtij rasti.

ME TE LEXUARAT