U aksidentua në punë, humb jetën shqiptari në Zvicër

Kliko per me shume info

Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në Zvicër, pasi është aksidentuar në punë. Ngjarja ka ndodhur në komunën Ëildersëil të Zvicrës, ndërsa shqiptari që humbi jetën është rreth 61 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Shqiptari ka vdekur pasi është goditur nga një pllakë çeliku, në një punishte ndërtimi, shkruan media zvicerane Blick.

Kliko per me shume info

Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Sipas gazetës zvicerane, kosovari punonte kryesisht me shtrimin e rrugëve. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por Policia e kantonit të Bernës ka filluar hetimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.