Turqia gati për luftë, blen flotën e avionëve të fundit nga SHBA

Kliko per me shume info

Pavarësisht kundërshtive të Kongresit amerikan, Turqia do të marrë këtë javë avionët e parë reaktivë sulmues F-35. Lajmi iu bë i ditur Zërit të Amerikës nga zyrtarë të Pentagonit dhe industrisë së aviacionit.

Kompania Lockheed Martin, prodhuese e avionëve F-35, do të zhvillojë të enjten një ceremoni në Fort Worth të Teksasit, për avionët e rinj të Turqisë, njoftoi një zëdhënës i kompanisë.

Kliko per me shume info

Variantet e të dyja dhomave të Kongresit amerikan të Aktit të Autorizimit për Mbrojtjen Kombëtare (NDAA) përmbajnë kufizime për pjesëmarrjen e Turqisë në atë që njihet si programi F-35.

Ligjvënësit amerikanë janë të shqetësuar për burgosjen e një pastori amerikan të Ankarasë dhe planet e Turqisë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400. Sipas tyre kjo do të “shkatërronte sigurinë e përgjithshme” të aleancës së NATO-s dhe nuk do të ishte në përputhje me sistemet që përdoren nga aleatët e Turqisë në NATO.

Turqia blen avion F-35

Pavarësisht kundërshtive të Kongresit amerikan, Turqia do të marrë këtë javë avionët e parë reaktivë sulmues F-35. Lajmi iu bë i ditur Zërit të Amerikës nga zyrtarë të Pentagonit dhe industrisë së aviacionit.Kompania Lockheed Martin, prodhuese e avionëve F-35, do të zhvillojë të enjten një ceremoni në Fort Worth të Teksasit, për avionët e rinj të Turqisë, njoftoi një zëdhënës i kompanisë.Variantet e të dyja dhomave të Kongresit amerikan të Aktit të Autorizimit për Mbrojtjen Kombëtare (NDAA) përmbajnë kufizime për pjesëmarrjen e Turqisë në atë që njihet si programi F-35.Ligjvënësit amerikanë janë të shqetësuar për burgosjen e një pastori amerikan të Ankarasë dhe planet e Turqisë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400. Sipas tyre kjo do të "shkatërronte sigurinë e përgjithshme" të aleancës së NATO-s dhe nuk do të ishte në përputhje me sistemet që përdoren nga aleatët e Turqisë në NATO.Akti i Autorizimit për Mbrojtjen Kombëtare nuk do të kthehet në ligj derisa të dyja dhomat e Kongresit të kalojnë një variant të përbashkët përfundimtar të projekt-ligjit."Si gjithmonë, Lockheed Martin do të pajtohet me çdo udhëzim zyrtar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara", thuhet në një njoftim të kompanisë.Pas ceremonisë të së enjtes, dy avionët reaktivë të Turqisë do të shkojnë më vonë në bazën ajrore të Lukës në Arizona në mënyrë që pilotët turq të mësojnë se si t'i përdorin, i tha Zëri i Amerikës zëdhënësi i Pentagonit, zoti Mike Andrews.Një zyrtar i mbrojtjes vuri në dukje se ka të ngjarë që avionët të jenë ende nën mbikqyrjen e qeverisë amerikane ndërsa akti i ri miratohet në Kongres. "Pas prodhimit të avionëve F-35, qeveria amerikane i mban nën kujdestari ato derisa të transferohen tek partneri i huaj. Kjo ndodh zakonisht pasi përfundon procesi i gjatë dhe i plotë i trajnimit të partnerëve të huaj, nga një deri në dy vjet", i tha zyrtari “Zërit të Amerikës”.Turqia është një aleat i NATO-s dhe ka qenë partnere ndërkombëtare e programit amerikan F-35 prej vitit 2002.

Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Mittwoch, 20. Juni 2018

Akti i Autorizimit për Mbrojtjen Kombëtare nuk do të kthehet në ligj derisa të dyja dhomat e Kongresit të kalojnë një variant të përbashkët përfundimtar të projekt-ligjit.

“Si gjithmonë, Lockheed Martin do të pajtohet me çdo udhëzim zyrtar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në një njoftim të kompanisë.

Pas ceremonisë të së enjtes, dy avionët reaktivë të Turqisë do të shkojnë më vonë në bazën ajrore të Lukës në Arizona në mënyrë që pilotët turq të mësojnë se si t’i përdorin, i tha Zëri i Amerikës zëdhënësi i Pentagonit, zoti Mike Andrews.

Një zyrtar i mbrojtjes vuri në dukje se ka të ngjarë që avionët të jenë ende nën mbikqyrjen e qeverisë amerikane ndërsa akti i ri miratohet në Kongres.

“Pas prodhimit të avionëve F-35, qeveria amerikane i mban nën kujdestari ato derisa të transferohen tek partneri i huaj. Kjo ndodh zakonisht pasi përfundon procesi i gjatë dhe i plotë i trajnimit të partnerëve të huaj, nga një deri në dy vjet”, i tha zyrtari “Zërit të Amerikës”.

Turqia është një aleat i NATO-s dhe ka qenë partnere ndërkombëtare e programit amerikan F-35 prej vitit 2002.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.