Turjan Hyska flet më në fund për dy projektet në “Klan”

Kliko per me shume info

Pas 14 vitesh qëndrimi në “Vizion Plus”, moderatori Turjan Hyska vendosi që të zhvendosej në një tjetër televizion, për të nisur një rrugëtim të ri në karrierën profesionale.

Pavarësisht se lajmi përflitej prej kohësh, ai u konfirmua vetëm pasi Turi deklaroi se kishte firmosur kontratën e re me “TV Klan”. Po ai nuk do të lëvizë i vetëm, por bashkë me trupën e aktorëve të “Apartamenti 2XL”.

Kliko per me shume info

Ditën e djeshme ai postoi një video në Insta Story të studios së tij të re, e cila duket gjigande. Në një intervistë për “Tirana Post” moderatori foli për largimin dhe projektet e reja në “TV Klan”.

“Në “Klan HD” do të realizoj 2 projekte gjigande, një ndër ta “upgrande” i “Apartamenti 2XL” dhe tjetrin s’dua ta zbuloj. Ndërkohë në “Klan Plus” (i cili do të ndryshojë emrin), si drejtor i përgjithshëm pas premtimit të Sandër Frangajt shpresoj që të hyjë fort në tregun e televizioneve gjeneraliste. Ky kanal nuk do të jetë më një zgjatim i “TV Klan”, por një konkurrent i denjë në treg. Të paktën kjo është ambicia im”, u shpreh Turi.

Lidhur me largimin e tij nga “Vizion Plus”, Turi tha:

“Të them të drejtën nuk di të them, por një gjë e di me siguri…Që Dulakët më kanë bërë mua më të butë, të sjellshëm, racional dhe më mësuan se e bërtitura nuk zgjidh punë. Kanë qenë edhe janë fantastikë, njerëz që do i kem xhan gjithmonë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.