“Toyota-t me 3.4 milionë euro” Balla anulon konferencën për mediat

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas akuzave të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha se është garant i parave që u gjetën në dy Toyota-t në Durrës anulon konferencën për mediat.

Pas reagimit për herë të parë në llogarinë e tij në facebook, Balla anuloi dhe konferencën për mediat, që ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme në orën 13:00 në ambientet e selisë së PS-së.

Kliko per me shume info

Nuk dihet arsyeja e anulimit, ndërkohë pritet reagimi i radhës nga Balla.

Balla në reagimin e tij nuk komentoi akuzat e Bashës në lidhje me euro-t, vetëm iu përgjigj me një gjuhë ironike kryedemokratit. “Mjerë kush të beson ty akoma dhe taksirati ynë që kemi përballë një opozitë qe e ktheve në teater babalesh!”, shprehet ndër të tjera Balla.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.