Tmerr në familjen Anagnosti, Kostandinës i kishin marrë trurin, stomakun, zemrën, mitrën e vezoret

Aktualitet

Vijon të jetë i paqartë dhe me dyshime rasti i vdekjes së 16-vjeçares Kostandina Anagnosti, e cila ndërroi jetë rreth 4 vjet më parë. Siç u raportua në atë periudhë në media, Kostandina ishte nisur nga Janina në drejtim të Shqipërisë e shoqëruar nga partneri i të ëmës, Spiro Papa.

Në atë kohë u tha se ajo po shkonte në Sarandë për të hequr një dhëmballë, por më vonë u mësua se arsyeja e vërtetë ishte aborti në një klinikë private të qytetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo, Kostandina nuk arriti të shkonte gjallë në spital, pasi rrugës, siç tha shoferi i taksisë, kushte humbur ndjenjat dhe dyshohej se kishte vdekur.

Pas kësaj ngjarje babai i 16-vjeçares ngriti akuza të rënda, ku tha se trupi i vajzës së tij u masakrua në morgun e Sarandës, ku iu hoqën disa organe, dhe disa iu zëvendësuan me organe jo të sajat, për të mos përcaktuar dot shkaqet e vërteta të vdekjes.

Së fundmi akuzat e babait të të ndjerës i kanë vërtetuar mjekët ligjor në Janinë. Në disa foto të siguruara nga ‘Newsbomb.al’ shihet trupi i masakruar i 16-vjeçares, ku dallohen qartë çarjet e mëdha në trupin e saj si dhe shenja mavijosje në qafën e Kostandinës, gjë që ngre dyshime që mbi të është ushtruar dhunë fizike.

Gjithashtu ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi rezulton se analizat toksikologjike në Tiranë të Kostandinës kanë dalë të pastra, ndryshe nga analizat në Greqi ku ka rezultuar trefish më tepër dozë anestezie në trupin e saj.

Babai i Kostandinës, Jorgo Anagnosti, shprehet:

Të drejtën e fitova në Greqi. Në Shqipëri më mbuluan provat”.

Ndërkohë siç dihet mjeku i parë që bëri ekspertizën mbi trupin e vajzës ishte doktor Elmas Shaqiri, i cili tha se mbi trupin e saj nuk ishte ushtruar dhunë, por ajo vdiq nga arresti kardiak.

Mirëpo ekspertiza e fundit nga mjekët në Janinë hedhin poshtë versionin tij, pasi dallohet qartë që nga trupi i saj janë shkulur shumë organe.

16-vjeçares i mungonin organe si truri i madh, i vogël, laringu, faringas, zemra, mitra, vezoret, stomaku.

ME TE LEXUARAT