Qëllohen me armë zjarri pesë tifozë në Suedi

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malmo të Suedisë menjëherë pas fitores së Kombëtares së tyre nordike ndaj Koresë së Jugut.

Një person hapi zjarr rreth orës 21:00 përpara një kafeneje, në kulmin e festimeve të tifozëve, ku nga të dhënat e para raportohet për 5 persona të plagosur nga të cilët 3 janë në gjendje të rëndë.

Kliko per me shume info

Mediat lokale raportojnë se agresori përdori një armë gjysmë automatike. Policia e ka izoluar zonën dhe ka nisur kërkimin për agresorin.

“Ne kemi mbyllur zonën dhe po kryejmë intervista dhe do të intervistojmë ata që janë të lënduar nëse ata mund ose janë të gatshëm të flasin”, tha një zëdhënës i policisë.

Policia tha se nuk ka asnjë arsye për t’u alarmuar, ndërsa sa i përket motiveve të ngjarjes nuk dha asnjë koment.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.