Thyen heshtjen babai i Megan Markle: Pse mungova në dasëm dhe çfarë i thash Princit kur më kërkoi dorën e vajzës

Kliko per me shume info

Thomas Markle më në fund e theu heshtjen për mungesën e dasmës mbretërore në një intervistë të jashtëzakonshme të parë ndonjëherë televizive ku u foli për Meghan dhe Harry dhe zbuloi sekrete intime rreth marrëdhënies së tyre.

73-vjeçari e përshkroi trishtimin e tij për tërheqjen vetëm tre ditë para dasmës së vajzës së tij për shkak të operacionit në zemër dhe pranoi se ishte xheloz, por mirënjohës që Princi Çarli hyri brenda me nusen.

Kliko per me shume info

Në një intervistë ekskluzive botërore me Piers Morgan në emisioni “Mirmëngjes Britani”, ai zbuloi se Meghan u mërzit shumë kur ai tha asaj se po qëndronte në SHBA – dhe ai qau duke parë vajzën e tij ‘të bukur’ të martohej me Harry në ëindsor në një televizor të vogël në një spital kalifornian.

Z. Markle u dha miliona shikuesve një rrëfim për bisedat e tij private me Meghanin dhe bashkëshortin e saj të ri dhe zbuloi se ai e quan ‘fasule’ vajzën e tij, shkruan DailyMail.

Komentet e tij më të diskutueshme erdhën kur ai zbuloi se Harry i tha atij se ai është ‘i hapur për Brexit’ dhe gjithashtu besonte se presidentit të diskutueshëm Donald Trump duhej ‘ti jepej një shans’.

Z. Markle gjithashtu foli lirshëm për dëshirën e dëshpëruar të vajzës së tij për të pasur fëmijë dhe tha se edhe pse nuk është shtatzënë, ai pret që çifti të ketë një fëmijë ‘shumë shpejt’.

Ai ende duhet të takohet me dhëndrin e tij të ri, i cili kërkoi dorën e vajzës së tij në telefon në dhjetorin e kaluar, të cilit i tha: “Ti je një zotëri, më premto që kurrë nuk do ta ngresh dorën kundër vajzës sime dhe sigurisht që unë do t’ju jap lejen time ‘.

Ai shtoi sot: ‘Po ai është princ, por vajza ime ka qenë një princeshë që nga dita që ajo ka lindur’, duke shtuar se shpreson të jetë së shpejti në Londër për të takuar çiftin dhe ndoshta Mbretëreshën./lajmifundit.al



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.