Thyen arrestin e shtëpisë, shqiptari kapet mat me pistoletë e drogë

Është arrestuar nga policia e Vlorës një 28 vjeçar i cili kishte thyer urdhërin e arrestit të dhënë ngë Gjykata dhe në makinen e tij kur është ndaluar nga policia në flagrancë është gjetur një armë pa leje dhe një sasi droge.

Ja njoftimi i plotë i policisë së qyteteit bregdetar:

Kliko per me shume info

Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore Vlorë në vijim të punës dhe në zbatim të planmasave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në qytet si dhe për kapjen endalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Tauland Manaj (Beqiraj), 28 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i lartpërmendur është kapur në lagjen ”28 Nëntori”, duke qarkulluar me automjetintip ”Benz”, ku posedonte një armë zjarri pistoletë pa leje, dy krehëra me 25 fishekë dhe një sasi lënde narkotike kanabisi.

Po ashtu ka rezultuar se ka thyer Urdhërin e Gjykatës së Apelit Vlorë e cila i ka caktuarmasën e sigurisë ”Arrest shtëpie”, për veprën penale ”Vrasje me dashje e mbetur nëtentativë” dhe ”Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, dy krehëra me 25fishekë dhe automjeti tip ”Benz”.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për vepratpenale ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ”Largimi i të burgosurit ngavendi i qëndrimit”, dhe ”Prodhim,shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 278/2, 323dhe 283 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.