Teuta mendon për përforcime, në fokus ish-lojtari i kombëtares së Shqipërisë

Ardhja e Bledi Shkëmbit në krye të pankinës së Teutes mund të bëjë që të durrsakët të vijnë edhe emra të rëndësishëm të futbollit tonë.

Një prej tyre është pikërisht edhe Endri Vrapi. Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare është shumë pranë rikthimit në Durrës ku më parë ka luajtur në sezonin 2005-2006. Vrapi dhe Shkëmbi kanë qenë pjesë e Lirisë në sezonin e fundit në Kosovë.

Kliko per me shume info

Vrapi është një lojtar me eksperiencë të jashtëzakonshme në futbollin tonë ku është aktivizuar me ekipe si :Tirana, Vllaznia, Skënderbeu, Besa apo edhe Partizani. Tashmë në vitet e fundit të karrierës së tij ai kërkon edhe një tjetër aventurë në Superligën e vendit tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.