Telekom Albania nxit kujdesin për mjedisin tek fëmijët

Kliko per me shume info

Çdo person në Shqipëri prodhon mesatarisht 310 kg mbetje në vit. Për fat të keq, vetëm një sasi e vogël e tyre arrin të riciklohet. Pjesa më e madhe e mbetjeve nuk mund të dekompozohen ose kërkojnë me qindra vite për t’u tretur. Për këtë arsye, sasia e mbetjeve shtohet vit pas viti dhe dëmin më të madh e pëson pikërisht mjedisi. Ky dëmtim kthehet tek ne në mënyra të ndryshme, duke shkaktuar pasoja negative afatgjata në shëndetin tonë. Disa aspekte me të cilat ne përballemi janë ujrat e ndotur, toka bujqësore të kontaminuara, plazhe plot me mbetje, kanalizime të bllokuara, etj. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha që po bëhen për pastrimin dhe përmirësimin e gjendjes me mbetjet, mbetet i domosdoshëm angazhimi i përditshëm i qytetarëve për të minimizuar gjenerimin e mbetjeve.

Mjedisi është shtëpia jonë e përbashkët, prandaj të gjithë duhet të kujdesemi për të. Në Ditën e Ndërgjegjësimit për Kujdesin ndaj Mjedisit, ky mesazh përforcohet edhe më shumë. Por, përveçse tek të rriturit, ky mesazh duhet të përcillet edhe tek fëmijët, si brezi që do i duhet të ruajë mjedisin që do t’i lihet trashëgimi. Në kuadër të kësaj dite, Telekom Albania zhvilloi një aktivitet edukues dhe argëtues për fëmijët, së bashku me Eco Volis, tek liqeni artificial i Tiranës. Çdokush mund të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit. Mjafton të ndryshojmë disa nga sjelljet tona të përditshme për të qenë një mbrojtës i tij. Lojrat dhe quizzet e zhvilluara i rikujtuan fëmijëve disa sjellje bazë, si hedhja e mbeturinave në kosha, apo kujdesi për të mos përdorur enët plastike kur nuk është e domosdoshme. Gjithashtu, përveç dhuratave të shumta, u shpërndanë edhe materiale informuese të përshtatshme për moshën e tyre.

Kliko per me shume info

Telekom Albania është nga kompanitë e para që ka ndërmarrë veprime konkrete për mbrojtjen e mjedisit. Që nga viti 2009 deri më sot është zvogëluar vazhdimisht impakti i kompanisë në mjedis. Vetëm gjatë vitit 2017 Telekom ka përmirësuar me 50.8% intensitetin e energjisë elektrike; ka ulur me 12.3% konsumin e karburantit nga mjetet e kompanisë; dioksidi i karbonit është reduktuar me 23.5%; konsumi i letrës brenda kopanisë është reduktuar me 13.1% gjithashtu, vazhdon të riciklohet 100% e çdo mbetjeje që krijohet, si bateritë, letrën, plastikën, etj. Të gjitha këto përmirësime në efiçencën e operimit vijnë si rezultat i investimeve në teknologji dhe i angazhimit për të zbatuar politikat për këtë qëllim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.