Takimi me Ramën, Meta: Dua informacione serioze për kufirin detar me Greqinë

Kliko per me shume info

Presidenti Ilir Meta thekson rëndësinë e zgjidhjes së marrëveshjes për paktin detar me Greqinë. Negociatat me shtetin fqinj kanë qenë temë e takimit që mbajti pasditen e djeshme me kryeministrin Edi Rama.

“Takimi i djeshëm me kryeministrin Rama ka qenë normal ku janë diskutuar çështje të ndryshme kryesisht lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE. Shpresojmë në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave. Natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë kemi diskutuar. Por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme pasi Institucioni i presidentit pret informacione edhe më të plota sipas standardeve më serioze që meriton rëndësia e kësaj çështje”, tha Meta.

Kliko per me shume info

Sa i takon vendimmarrjes kreu i shtetit nënvizoi se vendimet e institucionit të presidentit do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe përgjegjësitë që i takojnë këtij institucioni, ashtu sikurse të gjithë institucionet e tjera kanë përgjegjësitë e tyre që do i ushtrojnë në kohën e duhur.

“Dua të nënvizoj rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështje. Kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm si tejkalim i një problemi të bartur, por dhe si çelje e mundësisë dhe perspektivës për menaxhimin dhe shfrytëzimin e të mirave detare dhe natyre. Të gjitha vendimet e institucionit të presidentit do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe përgjegjësitë që i takojnë këtij institucioni. Ashtu sikurse të gjithë institucionet e tjera kanë përgjegjësitë e tyre që do i ushtrojnë në kohën e duhur.”

Presidenti ishte paraditen e sotme tek stenda e Kryqit të Kuq për dhurimin e gjakut tek Parku Rinia. Kreu i shtetit iu përgjigj interesit të medias.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.