Sulmuesi serb e provokon Xherdan Shaqirin

Sulmuesi i përfaqësueses së Serbisë, Aleksandar Mitroviç e ka provokuar sulmuesin shqiptar të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, për vendosjen e flamurit të Kosovës në atletet e tij.

“Nuk e kuptova gjestin me flamur të Kosovë në atlete që është një provokim. Është problem i tij dhe nuk me intereson. Është një gjë tjetër e çuditshme për mua. Nëse ata e duan aq shumë Kosovën përse po mbrojnë ngjyrat e Kombëtarëve të huaja. Për Shaqirin e di se është një djalë i mirë dhe nuk e gjykojë dhe se ai do të luaj një lojë fer ashtu siç bën. Sidoqoftë, nuk është detyrë e jonë të merremi me fotografinë e atletëve, është detyrë e jona që të luajmë sa më mirë që mundemi dhe çdo ndeshje të luajmë aq mirë sikurse ne të jemi në fund të karrierës”, ka thënë Mitroviç për mediat serbe.

Kliko per me shume info

Serbia dhe Zvicra do të ndeshën më 22 qershor në Kampionatin Botëror. Të dy përfaqësueset janë në Grupit E.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.