Southgate: Do të shihni një Angli që se keni parë ndonjëherë

Gareth Southgate gjithmonë ka besuar se Anglia mund të luajë një lojë dominuese, me pasime të shkurtra në skenën më të madhe të futbollit – tani ekipi i tij duhet ta vërtetojë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës ndaj Tunizisë të hënën.

Southgate e ka sjellë Anglinë në Rusi me një stil të dukshëm loje, duke vendosur të përdorë skemën 3-1-4-2.

Kliko per me shume info

“Mendoj se lojtarët duan të luajnë futboll dominues duke mbajtur topin,” shprehet Southgate në prag të ndeshjes së parë.

“Ekipi ka një uri për të ushtruar presion dhe të rifitojë topin. Ata duan të luajnë futboll të guximshëm.

“Mendoj se historia mund të na mësojë për të parë se ku kemi gabuar në të shkuarën. Por e shkuara nuk duhet të na rëndojë pasi jemi një grup i freskët.

“Ky ekip po i sheh gjërat në një mënyrë ndryshe, duke u munduar të luajë ndryshe. Kemi lojtarë më të mirë teknikisht.

“Kemi entuziazëm dhe duam të ecim sa më larg.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.