Sofia s’e dëgjon më Çanin, bën atë që prezantuesi s’do e priste kurrë

Showbiz

Xheni Brahaj prej një kohe të gjatë është kthyer në bukuroshen që shoqëron Arjan Çanin çdo të premte në emisionin e tij. Ajo pret të ftuarit dhe u shërben atyre, por kohët e fundit ka vendosur të ndryshojë pamje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kusht është që në emision të paraqitet me flokët e verdha, sikurse Çanit i pëlqen, por siç duket, Xheni ka vendosur të thyejë rregullat dhe të mos e dëgjojë punëdhënësin e saj.

Ajo ka ndryshuar mënyrën se si duket, duke u kthyer nga bionde, në një vajzë me flokët rozë. Mos vallë kontrata e Sofisë me emisionin ka përfunduar? Apo është thjesht një dëshirë disa ditore, e deri të premten do të kthehet në origjinë?

Sido që të jetë, Xheni nuk është se po shqetësohet shumë nga ajo që të tjerët i thonë, për aq kohë sa "nëna ia pëlqeu".

ME TE LEXUARAT