E pa dëgjuar më parë, Spanja shkarkon trajnerin një ditë para Botërorit

Kliko per me shume info

Tërmet në futbollin spanjoll, dy ditë para debutimit të Spanjës në Kupën e Botës, që starton nesër, Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur që të shkarkojë Julen Lopetegui pasi trajneri i kombëtares pranoi një ditë më parë për të drejtuar Real Madrid për 3 sezonet e ardhshme.

Vendimi i Julen Lopeteguit për të nënshkruar me Realin e Madridit dhe për më tepër për ta publikuar këtë para fillimit të Botërorit, i ka kushtuar shtrenjtë.

Kliko per me shume info

Federata Spanjolle e Futbollit nuk e priti aspak mirë këtë sjellje të trajnerit të “La Roja-s”, duke e shkarkuar vetëm disa orë para startit zyrtar të “Rusi 2018”.

Në konferencën për shtyp të paradites së sotme, zyrtarët e Federatës Spanjolle të Futbollit shprehën zhgënjimin e tyre në lidhje me sjelljen e Lopeteguit, që vetëm pak ditë më parë kishte rinovuar kontratën e tij në stolin e Spanjës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.