Sipas mediave, Meghan Markle është shtatzënë me binjakë

Kliko per me shume info

Kanë kaluar vetëm disa javë nga dasma mbretërore e Meghan Markle me Princ Harry-n dhe tashmë të gjithë kanë filluar të sugjerojnë se çifti i ri duhet të zgjerojë familjen.

Mirëpo një burim pranë revistës “OK” ka bërë të ditur se Meghan Markle është shtatzënë dhe për më tepër pret binjakë. Sipas revistës “Ok” shkruhet se fillimisht çifti e ndau lajmin e bukur me Kate Middelton dhe princin William.

Kliko per me shume info

“Ata janë shumë të lumtur. Meghan dhe Harry nuk prisnin që kjo të ndodhte kaq shpejt dhe fillimisht u habitën kur mësuan se bëhej fjalë për dy beba, një djalë dhe një vajzë”, mësohet të ketë thënë burimi për “OK”.

Nuk është ende e qartë nëse ky lajm është i vërtetë, pasi thashethemet se Meghan Markle është shtatzënë kanë qarkulluar edhe herë të tjera, por kanë rezultuar se nuk kanë qenë të vërteta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.