Shtohen aksidentet nga vapa
Gjatë 3 javëve të para të qershorit, 12 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore. Aksidenti më i fundit me pasojë vdekjen ndodhi mëngjesin e kësaj të marte, kur një këmbësore u godit në rrugë. Pothuajse çdo ditë raportohen incidente në rrugë me pasoja tragjike.
Nisur nga eksperienca e viteve të kaluara, numri pritet të rritet për shkak të shtimit të lëvizjeve gjatë sezonit turistik. Shkakun policia e shikon te shkelja e rregullave të qarkullimit nga shoferët, por edhe nga këmbësorët. Kryesore është humbja e vëmendjes për shkak të telefonit. Gjoba për telefonin shkon në 1 000 lekë. Në 6 muaj, 10 mijë shoferë janë penalizuar për këtë fakt, ndërsa ka rënie drastike numri i penalizimeve për mospërdorimin e rripit të sigurimit. Një drejtues automjeti që kapet pa rrip penalizohet rëndë dhe duket se kjo ka rritur numrin e atyre që vendosin rripin para se të ndezin makinën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Të pamësuar me mungesën e sinjalistikës në Shqipëri, shumë emigrantë përfshihen në aksidente rrugore, po ashtu si shoferët e Kosovës.
Por rrugët jashtë standardeve nuk janë i vetmi shkak i aksidenteve. Temperaturat e larta rrisin edhe konsumimin e alkoolit.
Ndërkohë në kryeqytet konstatohet një tjetër problematikë. Drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë këmbësorët që kanë përparësi për kalimin në rrugë apo nuk dinë se si të lëvizin në rrethrrotullime.