Greqi, policia arreston njërin prej tre shqiptarëve të arratisur

Policia greke kapi gjatë orëve të para të mëngjesit Gertian Vrushajn, njëri prej tre të arratisurve pak ditë më parë nga një rajon policie në Athinë.

Më 19 qershor ata mundën të sharronin me fletë metalike hekurat e tualetit të paraburgimit rreth orës 6:30 të mëngjesit, për t’u hedhur më pas nga një lartësi prej 10 metrash.

Kliko per me shume info

Shqiptarët u pikasën nga oficerët e policisë, që u përpoqën t’i ndalnin pa sukses, pasi ata arritën të kapërcenin gardhin dhe të largoheshin prej andej. Veç Vrushajt u arratis dhe Marjus Dedolli, dhe një 17-vjeçar, emri i të cilit nuk jepet pasi është i mitur.

Ata ishin arrestuar 10 ditë më parë si anëtarë të një bande përgjegjëse për mbi 70 raste vjedhjeje në Qarkun e Atikës, me një total prej mbi 400 mijë euro të siguruara nga këto veprime të paligjshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.