Shoku i Haxhisë 'tremb' Berishën: Dosja 'Hajdari' është për të vënë duart në kokë, ja çfarë surprizash priten

Aktualitet

Ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara pas vendimit të gjykatës për rihapjen e dosjes ‘Hajdari’ ka paralajmëruar surpriza në vijim të procesit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I njohur si mik i Izet Haxhisë, ai u shpreh se ish-bodigardi i Berishës e fitoi betejën e parë, ndërsa tashmë vëmendja zhvendoset në apel.

Në këtë shkallë të drejtësisë Kara thotë për Report TV se në krye të Apelit të Tiranës ndodhet një person që ka konflikte të hapura interesi, pasi dy kushërinj të tij të parë janë të vrarë në këtë ngjarje, ndërsa Berisha shton ai tha mesazhin për të vepruar kundër Haxhisë.

Përsa i përket dosjes me mbi 700 faqe, Kara thekson se nga ajo që ka parë ai dhe avokati është lemeri dhe për të vendosur duart në kokë. Pas dy dekadash procesi i vrasjes së deputetit të PD-s Azem Hajdari njohur si vrasja e shekullit shkon drejt rihapjes. Gjykata e Tiranës i ka pranuar Izet Haxhisë të drejtën për të rivendosur në afat dënimin me 25 vite burg në mungesë ndaj tij si një ndër autorët e vrasjes së Hajdarit në bashkëpunim me shtetas të tjerë.

ME TE LEXUARAT