Shoferit nga Tirana i lënë shënimin e veçantë sipër makinës, nuk është “laje o Gzim”

Soft

Jemi mësuar gjithnjë që nëpër makina të gjejmë gjoba ose shënime mbi pluhur “Laje o Gzim”, mirëpo një qytetari në Tiranë i kanë lënë një shënim komplet ndryshe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipër xhamit të Volvos, qytetari, banues në Yzberish ka gjetur një shënim që dëshiron ta ndajë edhe me të tjerët  duke qenë se është i veçantë dhe nga një i panjohur.

Në shënim shkruhet:

Të lutem më telefono se dua të pyes për disa defekte, sepse edhe unë e kam 1 makinë të tillë.

Me respekt Ahmeti 068 42*****!”

Edhe pse mënyrat e komunikimit kanë avancuar, ato me letër janë ende më serioze, për më tepër që Ahmeti ka shkruar në mënyrë gramatikisht-korrekte dhe të sjellshme.

Ka shpresë që në këtë vend ka njerëz të mirë, të cilët në vend që të thyenin xhamat dhe të merrnin ndonjë pjesë për këmbim, kanë preferuar thjesht të kërkojnë ndihmë si qytetarë të kulturuar.

ME TE LEXUARAT