Policia nxjerr shifrën e frikshme: 10 mijë shoferë u kapën me celular në timon

Aktualitet

Shqiptaret jane shkeles te medhenj te rregullave te qarkullimit rrugor. 10 mije drejtues mjetesh jane kapur ne vetem 6 muajt e pare te ketij viti, duke perdorur celularet teksa ishin ne timon. Shifra eshte dhene zyrtarisht nga policia e shtetit me ane te nje deklarate.

Njoftimi i policise: Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga analizat e aksidenteve rrugore të mëparëshme dhe rrezikshmëria që karakterizon këmbësorët në vendkalimet e tyre dhe jo vetëm, organizoi shërbime në forma të ndryshme kontrolli për rreth dy orë, me qëllim monitorimin dhe konstatimin e drejtuesve të mjeteve dhe motomjeteve që nuk u japin përparësi këmbësorëve në disa nga rrugët dhe kryqëzimet urbane kryesore të kryeqytetit, ku u verifikuan dhe u proceduan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve 35 drejtues mjetesh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse në fund të këtij 6-mujori, numri i aksidenteve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve ka një rënie të ndjeshme ku numërohen 36 aksidente më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, 2 jetë të shpëtuara më shumë si dhe një numër më i ulët i personave që kanë pësuar dëmtime të rënda dhe të lehta, përsëri në rrugët dhe kryqëzimet e kryeqytetit hasen raste flagrante të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht mosdhënie përparësie këmbësorëve, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve dhe ciklomotorrëve, shkelje për të cilat nuk duhet parë si zgjidhje vetëm mekanizmi i ndëshkimit nga Policia Rrugore, por duhet një reagim qytetar dhe social në formën e autokontrollit, për të patur rrugë më të sigurta dhe më pak trauma të shkaktuara nga ngjarjet rrugore.

Mjafton të analizosh trendin e disa prej shkeljeve kryesore të rregullave të qarkullimit rrugor, për të kuptuar nivelin e ulët të edukatës rrugore dhe se sa pak rëndësi ka jeta e njeriut për drejtuesit e mjeteve në kryeqytet, ku vetëm për 6-mujorin e parë të këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës, janë:

• 236 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur (44 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar).

• 10 000 drejtues mjetesh, janë ndëshkuar për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve (2900 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar).

Ndërkohë që e njëjta situatë paraqitet edhe me përdorimin e kaskës mbrojtëse, parkimet dhe parakalimet e gabuara, ku vihet re rritje e numrit të konstatimeve për këto shkelje.

Vlen të theksohet se nga të dhënat e këtij 6-mujori, ka nje rënie drastike të numrit të konstatimeve për mospërdorim të rripit të sigurisë (8500 ndëshkime më pak se e njëjta periudhe e vitit të kaluar), çka tregon një reagim pozitiv të përdoruesve të rrugës kundrejt detyrimit për të vendosur rripin e sigurisë gjatë drejtimit të mjetit, reagim i cili duhet të reflektohet edhe ndaj normave dhe rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.

ME TE LEXUARAT