“Shfaqjet e Ramës”, Paloka revoltohet keq me kryeministrin: Nxorri 10 gërxho sa për sy e faqe

Nënkryetari i PD Edi Paloka shprehet i revoltuar në një reagim në rrjetin social lidhur me protestën e disa aktivistëve për ecurinë e vettingut sa i takon çështjeve të bujshme të Gërdecit e 21 janarit, ende pa autorë.

Paloka i cilëson protestuesit si “gërxho” dhe thotë se ishin po ata të cilët duartrokisnin dikur Saimir Tahirin te dera e Parlamentit.

Kliko per me shume info

REAGIMI I PLOTË I PALOKËS:

Shfaqjet e neveritshme te Rampalles shtohen ne te njejtin proporcion me skandalet qe i plasin.

Sot kishte nxjerre nja dhjete gerxho (qe ishin po ata te cilet duartrokisnin Tahirin tek dera e Parlamentit dhe sulmonin gazetaret) , i kishte mbiquajtur “shoqeri civile” dhe i kishte vene te protestonin per “kriminelet e Gerdecit dhe 21 janarit”

Nderkaq ne kryeministri po shpaloset “suksesi i madh” i bashkeqeverisjes on line ku nxjerrin perpara kamerave ca mjerane ( me duket se jane po ata qe po protestonin si “shoqeri civile”) qe tregojne “krejt spontanisht” se si ju a zgjidhi Rampalla hallet brenda pak minutave, sapo i shkruajten tek platforma. Po ti kishte marre si personazhe tek ai Erjoni i kukullave, do dukeshin pak me te natyrshem e me te besueshem dhe Rampalla vete nuk do dukej aq i shpifur e qesharak.

Po sic duket kur te vjen ngordhja , truri ngordh i pari…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.