Sherri në komisionin e Medias, reagon Veliaj: Nuk më ndalni dot!

Aktualitet

Reagon për herë të parë,kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Medias ditën e sotme.

Veliaj debatoi ashpër me deputetët demokratë Albana Vokshi dhe Flamur Noka, dhe pas përplasjeve të shumta, gati dhe fizike, Veliaj u detyrua të largohej nga mbledhja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sakaq, ka reaguar pak minuta më parë në rrjetet sociale duke u shprehur se arsyeja që shkoi në Kuvend ishte për të ndarë me deputetët arisen pse duhet ndërtuar një Teatër i Ri.

Gjithashtu paralajmëron se nuk do të ndalet.

Postimi i plotë i Erion Veliajt:

Shkova ne Kuvend per te ndare me deputetet pse nje Teater i Ri i negociuar mes artisteve e arkitekteve do ishte nje stoli tjeter si ato qe beme keto 3 vjet.

Fatkeqesisht, ata qe luftuan Lodrat, Sheshin, Bulevardin e Pazarin e Ri, sot i jane sulur teatrit! Por Tirana nuk ndalet!

ME TE LEXUARAT