Një sherr mes dy vëllezërve nga ShijakU ka dashur ndërhyrjen e policisë për t’u mbyllur, mirëpo nuk ka përfunduar pa probleme.
Vëllai më i madh Xh.S. 61 vjeç përveçse ka kanosur me fjalë vëllanë më të vogël, 53-vjeçarin M.S. ka ndërmarrë edhe një veprim ekstrem, duke i prerë pemët frutore. Tashmë 61-vjeçari do të ndiqet penalisht për 3 vepra penale.
“Më datë 21.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Xh.S., vjeç 61, banues në fshatin Koxhas, pasi dyshohet se në këtë fshat, i ka prerë pemë frutore dhe ka kanosur me fjalë vëllain, shtetasin M.S., vjeç 53, banues në Koxhas. Nenet 206/2, 150 e 130/a të Kodit Penal”, sqaron policia.