Shembja e teatrit/ Gentian Zenelaj dhe Erion Isai, i kthehen keq njëri-tjetrit me statuse

Kliko per me shume info

Shembja e Teatrit, ka ngjallur një debat permanent. Madje edhe vetë artistët janë ndarë në dy grupe: në ata që e kundërshtojnë shembjen dhe në ata që e mbështesin. Dy ndër ta janë edhe aktorët Gentian Zenelaj dhe Erion Isai.

Pas statusit të aktorit dhe Drejtorit të Teatrit të Kukullave, Erion Isai, aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj ka shpërthyer me anë të një statusi në Facebook.

Kliko per me shume info

Zenelaj i është përgjigjur Isait me tone po aq të ashpra, pasi ai i quante kolegët të cilët dolën kundër një teatri të ri si “mitingarë, partikakë, zhurmanjosë”.

“E di Erion nuk e ke aspak të lehtë….e ka politika ketë gjë….të detyron te gëlltisësh gjera qe nuk duhet…dhe problemi eshte qe nuk i vjell dot me…do i kesh ne bark tere jetën…

I quajte koleget e tu partiake Erion…por harron qe aty ka shume kolege..ka kolegeqe flasin ne skene por ka kolege edhe poshte qe degjojne…Po quan partiak Robert Ndrenikën???

Aman ma thuaj emrin e partise te Robertit qe ta votoj gjithe jeten..”- i përgjigjet Zenelaj Isait.

Statusi i plotë

Për Erion Isain dhe të tjerë:

Po pija kafen e paraprovave Erion dhe lexova ato rreshta qe ke shkruar për situatën e teatrit..Me ra në sy krahasimi që i bën kolegëve të tu me minjtë e teatrit..pastaj i quajte mitingarë ..partiakë….zhurmanjosë etj etj…

Në fillim u revoltova pastaj piva edhe nje kafe tjeter dhe vendosa të shkruaj dy rreshta une për ty..Erion je drejror i ri..je pak a shumë si një nuse e re …Po kështu i themi ne nga anët tona…

Nusja e re…dhe si nuse e re ke shumë vështirësi përpara..ke beteja të përhershme me kunatat e tjera …ato që janë drejtorë ose ato që nepermjet partisë duan të bëhen drejtorë si ty..por ke detyrēn e vështirë ti fitosh edhe zemrën vjehrrës së bashkisë dhe sidomos vjeherrit të kryeministrisë…

E di Erion nuk e ke aspak të lehtë….e ka politika ketë gjë….të detyron te gëlltisësh gjera qe nuk duhet…dhe problemi eshte qe nuk i vjell dot me…do i kesh ne bark tere jetën…I quajte koleget e tu partiake Erion…por harron qe aty ka shume kolege..ka kolege qe flasin ne skene por ka kolege edhe poshte qe degjojne…

Po quan partiak Robert Ndrenikën???aman ma thuaj emrin e partise te Robertit qe ta votoj gjithe jeten…po quan partiak Mirush Kabashin ???Roza Anagnostin? Si quhet partia e tyre Erion ???se do ti ndjek gjithe jeten…

Sepse i kam politikanët e mi të preferuar…kanë qënë edhe të tutë Erion..por në mes të rrugës zgjodhe teater tjeter.Erion prano nje keshille nga një njeri qe te njeh qe ne krye te heres..mos u bej marionete Erion.

Sepse meqe sapo je bere drejtor i Teatrit Kombetar te Kukullave duhet ta kesh kuptuar tashme si funksionon marioneta..ka me fije nga siper por ka edhe nga ato qe u futet dora poshte.kam vedosur mos ta marr per fyerje asnje nga epitetet e tua Erion .Seriozisht….por shume seriozisht po ta them …Mendo per keto qe te thashe…Seriozisht.

Pas kësaj, edhe Isai ka reaguar sërish me këtë status të cilin e shoqëron me një foto të aktorit Robert Ndrenika në tavolin me Lulzim Bashën si për të vërtetuar atë që kishte thënë për aktorin e njohur, se merret me parti politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.