SHBA ndalon kukullat seksuale për pedofilët

Kliko per me shume info

Propozimi thotë se pedofilët mund të blejnë kukulla të gjalla që i ngjajnë fëmijëve të rinj sa ata në moshën 3 vjeçare.

Pedofilët blejnë dhe shesin kukulla të gjalla të silikonit, të cilat i ngjajnë fëmijëve deri në moshën tre vjeçare, përmes faqeve të internetit dhe tregjeve.

Masa ndërmerret pasi robotë të tillë mund të jenë një portë për pedofilët që të abuzojnë fëmijët.

Kliko per me shume info

Projektligji thotë se ka korrelacion midis zotërimit të kukullave dhe robotëve dhe pjesëmarrjes në pornografinë e fëmijëve dhe se disa nga pronarët e robotëve i kanë bërë fëmijët e tyre të bashkëveprojnë me makinat sikur të jenë anëtarë të familjes së tyre.

“Tani për tani, disa klikime në kompjuter mund të lejojnë një pedofil të urdhërojë një kukull seksuale… Pasi që një abuzues të praktikojë një kukull, është një hap i vogël për të shkuar tek një fëmijë”, tha kongresmeni Dan Donovan që propozoi legjislacionin.

Projektligji, i quajtur Akt CREEPER, duhet të miratohet në Senat.

Kukullat, zakonisht të importuara nga Kina, Japonia ose Hong Kongu, janë anatomikisht të sakta dhe mund kenë shprehje të gjalla të fytyrës, duke përfshirë trishtimin dhe frikën.

Aktualisht nuk ekzistojnë ligje në SHBA që ndalojnë shpërndarjen e kukullave të tilla seksuale të cilat zakonisht janë të etiketuara si ‘manekina’ ose ‘modele’ për të shmangur zbulimin e tyre në postë.

Në AliExpress, kukullat janë në shitje në më pak se 100 dollarë, me çmime që shkojnë në mijëra dollarë. Prodhuesit i përshkruajnë ato si “të bukura”, “të pafajshme”. Lartësia dhe pesha e tyre ndryshojnë nga ajo e një trevjeçari tek një fëmijë nëntëvjeçar dhe janë të skalitura nga ‘cyberskin ‘- një material silikoni thuajse e ngjashme me lëkurën e njeriut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.