Më datë 21.07.2017, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike , si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore , nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë , në fshatin Tale , në Lezhë , është ushtruar kontroll.
Gjatë këtij kontrolli, në një parcelë të mbjellë me misër, janë konstatuar të kultivuara në mënyrë të çrregullt nëpër parcelë, 13 bimë narkotike me lartësi nga 50-170 cm , të cilat , pas kryerjes së veprime hetimore , u asgjësuan me anë të djegies.
Parcela ku u konstatuan bimët narkotike, është në pronësi dhe afër banesës së shtetasit, Kastriot Luka , 43 vjeç , i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale ” Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal , i dyshuar si kultivues i tyre.
Gjithashtu , në lidhje me këtë rast , u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Pjetër Luka, 57 vjeç , banues në Tale , me detyrë Kryetar i fshatit Tale , për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme.