Sampaoli i pafuqishëm para Messit: A të aktivizoj Agueron?

Aktualitet

Futbollisti Lionen Messi ishte promotori i fitores së Argjentinës ndaj Nigerisë, sukses që i dha mundësinë përfaqësueses bardhekaltër të kualifikohej për në raundin tjetër, pas kritikave të ashpra që mori skuadra, sidomos pas humbjes me Kroacinë.

Që Sampaolit i ka rrëshqitur situata nga duart, kjo tashmë dihet, por fjalia me të cilën i është drejtuar trajneri Messit në minutën e 80-të, tregon se “ylli” i Barcelonës është i plotfuqishëm në dhomat e zhveshjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Si thua, ta hedh në fushë Agueron?” Sipas “dekritpimit” që u bëjnë lëvizjeve të buzëve mediat argjentinase, Sampoali kërkon aprovimin e Messit, para se të bëjë ndërrimin e fundit kundër Nigerisë, kur rezultati ishte 1-1.

Kjo skenë është në limitin e absurdit, sepse rrallë herë është parë që një trajner t’i kërkojë një futbollisti të tij lejen për të bërë një ndërrim. Një skenë surreale, që për fatin e mirë të Argjentinës, u pasua vetëm 6 minuta më vonë me golin e Rojos. Përtej kualifikimit të bardhekaltërve, ky episod hap shumë diskutime mbi plotfuqinë e Messit për të vendosur në kombëtare.

Nëse përzgjedhjet tek Argjentina janë bërë të gabuara, sikurse pretendohet nga opinioni sportiv, atëherë përgjegjësia kryesore shkon për lojtarin me më shumë influencë, që sikurse tregon dhe komunikimi me Sampaolin, vendos për formacionin.

ME TE LEXUARAT