Rumania kap “peshqit e mëdhenj”, dënohet kryetari Parlamentit

Kliko per me shume info

Politikani i njohur në Rumani, Liviu Dragnea, kryetar i socialdemokratëve në pushtet dhe president i Parlamentit (Dhoma e Ulët) është dënuar me tre vjet e gjysmë burg.

Vendimi i marrë nuk është ende në fuqi dhe Dragnea do të shkojë në apel me një kërkesë kundër dënimit të dhënë ndaj tij. megjithatë mediat komentojnë se ë partinë e tij, PSD, ai është duke humbur mbështetjen e deritanishme.

Kliko per me shume info

Dragnea është dënuar një herë për manipulimin e zgjedhjeve dhe kjo e ka penguar të zgjidhet kryeministër. Por duke qenë President i Parlamentit, ai sidoqoftë është i treti në hierarkinë e pushtetit në vend.

Aktualisht në organet kryesore të qeverisë janë emëruar njerëz që vijnë nga rajonet e Rumanisë jugore, aty ku Dragnea ka qenë politikan lokal dhe ka pasur një kontroll politik të fortë. Sipas mediave, duke u sjellë si “Baron i zonës” ai ka keqpërdorur atje pushtetin edhe në rang lokal.

Dënimi i parë për manipulime në zgjedhje kishte të bënte me ndikimin e tij në këtë rajon.
Që prej fillimit të vitit 2017-ës, Rumania është përballur me protesta të vazhdueshme kundër sistemit aktual.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.