Rrëfimi ngjethës i adoleshentes që vrau bashkëshortin përdhunues dhe e dënuan me vdekje

Bota

Adoleshentja sudaneze, Noura Hussein, e cila është dënuar me vdekje sepse vrau bashkëshortin e saj 35-vjeçar, foli për herë të parë për martesën e detyruar, përdhunimin dhe gjërat që ndodhën përpara se ta godiste burrin e saj për vdekje me thikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Historia e Nouras tanimë 19 vjeçe, hodhi dritë mbi martesat e detyruara dhe përdhunimin martesor në Sudan, ku çdokush mbi 10 vjeç mund të martohet dhe dhuna seksuale pas martese nuk konsiderohet krim.

 

Familja e detyroi Nouran të martohej kur ishte 15 vjeçe, por e lejuan të mbaronte shkollën. Tre vite më vonë, pas një ceremonie publike, bashkëshorti i saj tentoi të konsumonte martesën. Pasi ajo refuzoi të bënte seks me të në “muajin e tyre të mjaltit”, ajo tregon se bashkëshorti e përdhunoi teksa anëtarë të familjes së tij e mbanin të shtrënguar nga duart dhe këmbët. Kur iu drejtua prindërve për mbështetje, ata e kallzuan në polici.

Noura Hussein: “U tha prindërve të mi se donte të martohej me mua kur unë isha në klasë të tetë.

Më mashtruan kur u futa në provimet e shkollës së mesme në fund të atij viti.

E pashë për herë të parë një javë pasi i kërkoi dorën time për martesë xhaxhait tim. Dhe që kur më thanë për herë të parë refuzova. U thashë që s’dua të martohem, dua të studioj. Fola dhe me të ballë për ballë dhe i thashë ‘nuk dua të martohem me ty’.

U arratisa në Sinnar, tek tezja ime, por dy ditë më vonë më sollën mbrapsht. Dy javë pasi propozoi mbajtën ceremoninë fetare në shtëpinë tonë.

Pas kësaj nuk pata asnjë lloj komunikimi me të. Kur ai vinte në shtëpi, unë largohesha. I thoja që nuk e doja.

Dasma u mbajt tre vite pasi dhashë provimet përfundimtare në shkollë. Bënë gjithë ritualet e zakonshme të dasmave. Familja e tij është e pasur, por në atë periudhë nuk mora asgjë prej tij, as një monedhë të vetme.

Isha e tërbuar nga inati. Nuk e doja këtë burrë.

U ula në karrigen e parukieres duke menduar vetëvrasjen.

Qava kur u ula ngjitur tij [gjatë ceremonisë]. Në makinë ai afrohej dhe unë largohesha. Kur arritëm në apartamentin e muajit të mjaltit, u mbylla në një nga dhomat dhe ndenja shtrirë e veshur.

Vazhdoi për ca kështu. Refuzoja të haja, refuzoja të dilja nga dhoma. Ditën e tretë më tha se kishte ardhur momenti të hapja derën, përndryshe do të hynte me forcë. Refuzova sërish dhe teksa ai flinte dola vjedhurazi, por pashë që dera e apartamentit ishte e mbyllur.

Ditën e nëntë erdhën familjarët e atij. Xhaxhai i tij më tha të shkoja në dhomën e gjumit. Unë thashë jo, kështu që më tërhoqi zvarrë nga krahu dhe kushëriri i tij më qëlloi me shuplakë. Të gjthë bashkë më grisën rrobat. Xhaxhai i tij më mbërtheu nga këmbët dhe dy të tjerët më mbanin duart. Më zhveshi dhe më përdhunoi teksa qaja dhe ulërisja. Në fund, dolën nga dhoma. Isha e gjakosur. Fjeta e zhveshur.

Ditën tjetër më kapi me forcë, më hodhi në krevat dhe u përpoq të ngjitej sipër meje. Po luftoja dhe po e shtyja kur dora ime gjeti një thikë poshtë jastëkut. Filluam të ziheshim për thikën. Më preu dorën dhe më kafshoi në shpatull.

Vrapova për në shtëpinë e prindërve. S’e di si arrita atij. Thikën e kisha ende në dorë.

Shpresoja të studioja juridik dhe pastaj të martohesha. Ëndërroj të bëhem gjykatëse.”

Historia e Nouras preku shumë njerëz. Peticioni për faljen e dënimit të saj ka më shumë se një milion firma. Figura të njohura si Naomi Campbell dhe Rose McGowan kanë shprehur mbështetjne e tyre për 19-vjeçaren. Noura u dënua me varje më 10 maj avokatët e saj kanë apeluar çështjen.

ME TE LEXUARAT