Robert Ndrenika i nxjerr të palarat Erion Veliajt: Ja sa kushton me të vërtetë Teatri i ri

Kliko per me shume info

Kryetari i Bashkise se Tiranës Erion Veliaj është duke zhvilluar një takim me të gjithë artistët lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. I pranishëm ishte edhe aktori Robert Ndrenika i cili u shpreh pro një teatri të ri por duke ruajtur edhe elementët e trashëgimisë kulturore.

Ndrenika është ndalur edhe te çmimi i projektit duke i thënë kryetarit se e kanë gënjyer dhe se ai Teatër nuk mund të shkojë më shumë se 15 milion euro.

Kliko per me shume info

Deklarata e aktorit Robert Ndrenika:

Mirë më bëre që më përmende Pazarin e ri i dashur zoti kryetar, është edhe kjo Zamira këtu (Zamira Kita). Sic është ai pazari i ri që kam vajtur e kam parë që e ruan atë, e ndjen që je te ai i dikurshmi por që është i rregulluar, është dhe ai Pazari i Korcës që është bërë lezet, të ka lezet shpirti se e kam parë në televizor se kështu nuk kam qenë. Tani edhe ky kompleksi ynë, mund të riparohet e të dalë një gjë e shkëlqyer dhe jo me 30 mln euro, kam bindjen se të kanë gënjyer me ato 30 mln euro, maksimumi mund të vejë 10-15 mln euro ai teatër që duan të bëjnë, megjithatë ky kompleksi teatror,hiqeni këtë fjalën dopo lavoro, dreqi ta marrë. Mendoj dhe e kam pjekur këtë mendim gjatë kësaj kohe se kam qenë në kundërshtim dhe me këta djemtë që thonë trashëgimia kulturore se ajo mund të ruhet si varrezat e dëshmorëve por gjithë ai kompleksi i teatrit është një gjë që mund të ruhet.

Tirana e do një teatër të mirë të ri, dhe e meriton Tirana. Kështu që mendoj të bëhet ky lloj studimi i këtij kompleksi që është. Edhe një gjë kryetar, Aeroporti i Rinasit me hekura e xhamllëk është, mund të bëhet kështu edhe ky kompleks.

Veliaj: Një sqarim profesor, Teatri i Shkupit, 50 milion, në Norvegji, 150 milion, ne kemi versionin më ekonomik.

Ndrenika: Edhe kjo qendra Toptani, jam interesuar edhe pse rri në kafe, e di sa ka kushtuar, maksimumi teatri s’më del më shumë se 15 milion euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.