Robert Ndrenika nuk i ndahet Edi Ramës: Vetëm Erdogani i bën këto punë…

Aktualitet

Aktorët janë mbledhur serish para Teatrit Kombetar duke kërkuar pezullimin e vendimit për shembjen e teatrit, dhe kundër koncesionit për ndërtimin e tij.

Gjate protestes aktori Robert Ndrenika ka marrë fjalën duke thënë: “Kjo ishte e papritur për të gjithë komunitetin, për mua personalisht. S’po marr vesh çfarë po ndodh. Ishim tek presidenti Ilir Meta, na dha të drejtë edhe kryetari i Kuvendit na dha të drejtë. Opozita është me ne.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jam i binudr se në PS ka antarë që janë me ne, por nuk flasin, kanë dhe ata hallet e tyre. Por nuk flasin. Unë i them dhe prokurorisë ta shohë këtë punë.

Le ta marrë ta hetojë, se ka dhe firma Kodra shpk. Çjanë këto preferenca. Më vjen keq që nuk përfillet komuniteti ynë. Kryeministri na ka përbuzur. Ju lutem të hyjmë në bisedime, jo gjëra arbitrare. Vetëm Erdogani i bën këto punë.”

ME TE LEXUARAT