Robbie Williams bën gjestin e pahijshëm në mes të ceremonisë hapëse të Botërorit

Kliko per me shume info

Pritja më në fund përfundoi për miliona adhurues të futbollit në mbarë botën ditën e sotme, pasi prej pak minutash, Kampionati Botëror i futbollit zyrtarisht ka ngritur siparin në Rusi.

Evenimenti gjigant i sportit nisi me një ceremoni mbresëlënëse me 500 kërcimtarë dhe me një performancë fantastike nga këngëtari britanik Robbie Williams, i cili u shoqërua nga sopranoja ruse Aida Garifullina.

Kliko per me shume info

Por Williams, i njohur për natyrën e tij çapkëne, nuk i ka lënë shakatë eksplicite edhe në një ceremoni të përmasave të tilla, ç’ka shumë shpejt mund t’i krijojë edhe probleme.

Në mes të performancës së tij, artisti i njohur ka përshkuar stadiumin Luzhniki dhe teksa ka qëndruar para një kamere, ka treguar gishtin e mesit për sytë e miliona shikuesëve në të gjithë botën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.