Rivali i Erdoganit e pranon humbjen në zgjedhje

Bota

Kandidati për president të Turqisë, Muharrem Ince, e pranoi humbjen nga presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan, në zgjedhjet e së dielës.

"E pranoj rezultatin zgjedhor", tha Ince, nga Partia Republikane Popullore, në një konferencë për gazetarë në Ankara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë e shpalli Erdoganin fitues, disa orë pasi ai shpalli fitoren bazuar në rezultate jozyrtare.

Rreth 97% të votave janë numëruar dhe votat e mbetura nuk pritet të ndikojnë rezultatin, tha Këshilli Zgjedhor.

Rezultatet zyrtare priten në dhjetë ditët në vijim.

Ince tha se ka pasur mashtrime elektorale, por jo deri në atë masë që rezultati përfundimtar të ndryshojë.

ME TE LEXUARAT