Reperi XXXTentacion do të bëhej baba

Reperi XXXTentacion, i cili u vra në një atentat me armë të hënën në Florida, do të bëhej baba.

Nëna e reperit ka zbuluar se djali i saj ishte duke pritur një fëmijë me një vajzë që sipas burimeve të TMZ, nuk ishte ish-e dashura.

Kliko per me shume info

Cleopatra Bernard habiti fansat kur publikoi një foto të videos së fetusit me ultratinguj në Instagram të enjten.

“Ai na la një dhuratë të fundit”, shkruan ajo në videon e publikuar.

Është e paqartë se kush është nëna e fëmijës, por burimet thonë për “TMZ” se nuk është ish-e dashura e tij Geneva, për të cilën reperi u akuzua se e kishte dhunuar.

Lajmi vjen menjëherë pasi nëna e reperit konfirmoi se është bërë një arrestim pas vrasjes së djalit të saj. Policia ka arrestuar të dyshuarin e parë për vrasjen e reperit amerikan. I riu 22-vjeçar,  Dedrick Devonshay Williams akuzohet për vrasje, vjedhje si dhe se ka drejtuar makinën pa patentë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.