Reperi e dhunoi kur ishte shtatzënë, ish e dashura habit me deklaratën pas vrasjes

Showbiz

Ditën e djeshme e gjithë bota e artit u trondit pasi reperi i njohur XXXTentacion u qëllua për vdekje në makinën e tij nga disa persona që ende nuk janë identifikuar. Mirëpo pas kësaj ngjarje tragjike të gjithë fansat e tij kanë shpërthyer në komente në Twitter, ku janë shprehur se ish e dashura e tij, Geneva Ayala, duhet të jetë e lumtur për vdekjen e tij.

Siç dihet përpara disa muajsh ai e dhunoi barbarisht vajzën në fjalë, ndonëse e dinte që ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tij. Mirëpo së fundmi Geneva ka shpërthyer kundër të gjithë atyre që kanë thënë që ajo është e lumtur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo ka bërë një postim ku ka treguar se pavarësisht dhunës që ai ushtroi mbi të,ajo është e shkatërrua për humbjen e tij.

“Është e neveritshme që njerëzit po flasin për mua. Nuk më intereson nëse askush nuk kujdesej për mua shumë muaj më parë, unë nuk humba jetën. Ai po. Është e përhershme. Unë jam ende këtu. Si mendoni se më bën kjo të ndihem? Të gjithë që presin që të jem e çliruar apo e lumtur?! Jo, jam zemërthyer”, shkroi ajo në Twitter.

Ndër të tjera 20-vjeçarja kërkoi që të mos ta etiketonin më në postime të pakëndshme pasi donte të ishte e qetë pas humbjes së tij.

“Nuk më intereson për asgjë. Kam humbur dikë të afërm. Më lini të qetë. Nuk dua ta besoj këtë. Askush nuk e kupton atë që ndjej për ty”, shkroi Geneva në një tjetër postim.

ME TE LEXUARAT