Rekord historik i Euros, rritet me 2.33 lekë

Kliko per me shume info

Zhvillimet në tregun e brendshëm valutor kanë marrë një kthesë të fortë këtë të premte, teksa euro shënoi një forcim rekord ndaj monedhës kombëtare. Sipas Bankës së Shqipërisë, brenda një dite të vetme euro u rrit me 2.33 lekë dhe aktualisht këmbehet me gati 127.6 lekë.

Ky është forcimi ditor më i madh i euros ndaj lekut që nga viti 2002, kur monedha evropiane hyri në qarkullim.

Kliko per me shume info

Që prej fillimit të vitit, euro ka shënuar rënie të vazhdueshme ndaj lekut, duke u zhvlerësuar me gati 7% brenda një kohe të shkurtër. Por, dy ditë më parë Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyjë në treg, duke blerë euro për të parandaluar rënien e mëtejshme të kësaj monedhe, pasi sipas bankës kjo mund të kishte pasoja negative për ekonominë.

Masa e Bankës së Shqipërisë duket se ka dhënë efekte të forta në treg. Krahasuar me tre ditë më parë euro është forcuar me mbi 3.4 lekë, duke u rikthyer sërish në nivelet e fillimit të muajit maj.

Por, çfarë po ndodh në tregun valutor? Forcimi i euros besohet të jetë rezultat i shuarjes së panikut që ishte krijuar në treg.

Deri tre ditë më parë, të gjitha bankat, bizneset dhe individët që kishin nevojë për euro shtynin blerjen e tyre, pasi prisnin që kjo monedhë të binte më tej. Në krahun tjetër ata që zotëronin euro nxitonin ta shisnin atë sa më shpejt për të njëjtën arsye.

Kjo çoi në rënien e shpejtë të monedhës europiane ndaj lekut. Por, vendimi i Bankës së Shqipërisë për të ndërhyrë duket se ka qetësuar tregun valutor duke normalizuar pritshmëritë, çka jo vetëm ka ndalur serinë negative të euros, por ka sjellë edhe forcimin e saj, deri tani me ritme rekord.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.