Rama urdhëron kontrolle në media, ja kush janë të parat

Kliko per me shume info

Qeveria ka urdhëruar kontrollin e plotë dhe në mënyrë të befasishme të “Top Channel” dhe gazetës “Koha Jonë”. Natyrisht gjithçka me urdhër të kryeministrit Rama për qëndrimet kritike të këtyre mediave të mëdha; “Top Channel” si televizioni kryesor, ndërsa “Koha Jonë” si e para gazetë e lirë në Shqipëri, e njohur për qëndrimet e saj kritike në raport me qeveritë e këtyre 27 viteve.

Papritur dhe pa asnjë lajmërim, të paktën formal, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore me një autorizim inspektimi firmosur nga kryeinspektori Arjan Kokona kryen kontrolle të shpejta, të befasishme dhe hynë në zyrat e “Top Channel” dhe gazetës “Koha Jonë” sikur po kapnin apo gjenin brenda një grup terroristësh.

Kliko per me shume info

Burime nga “Top Channel” thonë se, “këto janë forma presioni nga qeveria Rama ndaj qëndrimeve të televizionit”. Mediat e tjera të pyetura në lidhje me kontrollet e këtij Inspektoriati na pohuan se nuk ka ardhur asnjë kontroll, përjashtuar një televizion tjetër, me qëndrime të pavarura, por që deklaruan se, “na kanë dërguar shkresë zyrtare për kontroll dhe na kanë lenë një javë tjetër, kur të jemi gati për të ardhur inspektorët”.

I pyetur kryeredaktori i gazetës “Panorama”, më tirazhin më të madh, Robert Rakipllari tha se “nuk kemi kontrolle”. Pas kësaj redaksia e “Koha Jonë” pyeti në Inspektoriatin qendror dhe më pas edhe kryeinspektorin e Republikës zotin Shkëlqim Hajdari të cilët pohuan se nuk dinin asgjë në lidhje me këtë kontroll të befasishëm në “Top Channel” dhe “Koha Jonë”. Si dhe shpjeguan se, “nuk dimë se ka kontrolle në mediat e tjera”.

Kontrolli te “Koha Jonë” nga dy inspektorë: Florian Malaj dhe Armando Loga rezulton i rreptë, pasi hynë në mjediset e zyrave të gazetës, kontrolluan natyrisht në mënyrë korrekte gjithë stafin e gazetës për kontrata pune, karta ID, listë pagesa mujore, listën e pagesave në Sigurimet Shoqërore, kontrolluan mjediset për kushtet e punës, etj, pra gjithçka që ishin urdhëruar dhe kishin autorizim për “kontroll pa paralajmërim”.

Në fund, siç rezultoi edhe nga kontrolli, ata shënuan se nuk ka punonjës informal, etj etj, sepse kështu është e verteta, pasi të gjithë punonjësit kanë kontrata pune dhe paguhen sigurimet shoqërore sipas ligjit.

Pasi kontrolluan dhe stërkontrolluan mbajtën proces verbalin dhe shënuan se “ka shkelje ligjore” ( pika 7) se administratori i gazetës “Koha Jonë” nuk ka vizituar gazetarët njëherë në vit te mjeku për punën afër kompjuterit!

Ndonëse ishin korrekt në sjellje brenda kur hynë në zyrën e drejtorit, të dy inspektorët, derisa ishin dërguar nga shefat e tyre për kontroll urgjent, duhej të gjenin diçka gabim dhe e kapën: Gazetarët mund të kenë probleme nga leximi dhe shkrimi në kompjuter!

Mund të jetë e vertetë në Kodin e Punës se duhet që njëherë në vit të vizitohen gazetarët te mjeku për punën në kompjuter, por dihet nga të gjithë se puna e gazetarit është kompjuteri. Pra shkelja e drejtuesve të gazetës ishte se nuk kanë vizituar gazetarët dhe punonjësit për gjëndjen e syve, sepse punojnë në një mjedis me shumë kompjutera dhe laptopë.

Kontrolli ishte sulm selektiv i Kryeministrit Rama për qëndrimet kritike të gazetës “Koha Jonë”.

Natyrisht edhe mediat janë subjekt kontrolli dhe duhet të respektojnë ligjin, por kur kontrolli bëhet në mënyrë selektive, pikërisht te ato media kritike ndaj kryeministrit, atëherë lind e drejta e dyshimit se ky është presion i qeverisë ndaj këtyre mediave.

Mundet, pas reagimit tonë, ti çojnë formalisht kontrollet edhe te disa media të tjera, por fakti mbetet se vetëm te “Koha Jonë” dhe “Top Channel” erdhën me vrap dhe si në alarm se po “kapim armikun”. /Koha Jonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.