Rama: Ja si do të jetë marrëveshja e re për kufirin detar me Greqinë

Kliko per me shume info

Nga Saranda në një dëgjesë publikë me pakicat kombëtare, kryeministri Edi Rama foli për marrëveshjen e detit me Greqinë. Kreu i qeverisë tha se marrëveshja me Greqinë do të jetë e drejtë.

“Ne duam një marrëveshje të re dhe kemi bërë në progres të jashtëzakonshëm, e cila do të jetë e barabartë dhe reciproke për njëri-tjetrin. Marrëdhëniet me Greqinë kanë pasur ngërçet e veta, por do të jetë e drejtë”.

Kliko per me shume info

Rama tha se marrëveshja e re do të jetë shumë më e mirë se ajo e mëparshmja.

Një ditë më parë mediat greke thanë se mes kryeministrit Tsipras dhe Ramës do të zhvillohet një takim për të firmosur marrëveshjen e detit.

“Edhe kjo çka është thënë dhe çka thuhet për fat të keq në vijimësi për këtë çështje do të shpohet si tullumbace sepse marrëveshja për detin është një marrëveshje që do të materializohet vizualisht në hartë dhe do kenë të gjithë mundësitë q me sytë e tyre dhe jo të partive me mendjen e tyre dhe jo të atyre që i përcjellin dhe i amplifikojnë këto lajme të rreme të gjykojnë mes pamjes së detit në marrëveshjen që ishte dhe pamjes së detit në marrëveshjen që do të kemi, u shpreh Rama.

Kryeministi foli gjithashtu edhe për hapjen e negociatave.

“28 Qershori do vijë, kam besim se drita jeshile do ndizet në një mënyrë a një tjetër dhe Shqipëria nuk ka kthim prapa në këtë proces e do të vazhdojë duke hyrë në këtë fazë të re historike të negociatave”, tha kreu i qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.