Putin ftesë Kim Jong-ut, komenton takimin historik me Trump

Kliko per me shume info

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka dërguar një ftesë liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un për një vizitë zyrtare në Moskë në muajin shtator.

Sipas Sky News, Putin ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Asamblesë së Koresë së Veriut ditën e sotme, ndërsa i ka propozuar atij edhe një takim të dytë kësaj rradhe me Jong-un.

Kliko per me shume info

Gjithashtu Putin është treguar mjaft i hapur për të komentuar takimin historik të 12 qershorit mes Trump dhe Kim Jong-un, teksa ka shtuar se një marrëveshje e tillë do t’i jepte fund konflikteve në botë.

Nuk dihet ende arsyeja e kësaj ftese nga ana e liderit rus, por mediat e huaja kanë filluar me teoritë konspirative se një marrëveshje për të forcuar marrëdhënien mes Rusisë dhe Koresë së Veriut është e mundshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.