Pushohet live në transmetim moderatorja e njohur, arsyeja është e pabesueshme

Kliko per me shume info

Keni dëgjuar ndonjëherë që një prezantues të pushohet nga puna gjatë transmetimit live? Duket e çuditshme, por kjo ka ndodhur vërtetë. Gjatë një transmetimi direkt lojërash në Kuvajt, teksa prezantuesja po fliste i kanë ndërprerë fjalën në mes duke e mbyllur kështu transmetimin.

Kliko per me shume info

Gjithashtu edhe e kanë pushuar atë nga puna. Arsyeja? Kanë qenë shikuesit e emisionit ata që janë ankuar në rrjetin social “Twitter” për fustanin e bardhë të prezantueses Amal Al-Awadhi. Sipas tyre ai ishte i papërshtatshëm për muajin e Ramazanit.

Siç shihet nga fotot, fustani i 29-vjeçares ishte i ngushtë në pjesën e belit dhe kofshëve dhe i gjatë deri poshtë gjurit, ndërkohë që kishte krahë të varur e të fryrë. Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Snapchat” një video, ku tregon se gjatë kohës që ishin në transmetim, kishte dëgjuar se dikush kishte thënë “Hiqe Amalin nga transmetimi menjëherë, ose do të mbyll stacionin.”

29-vjeçarja e cila është edhe aktore, tregon se nuk i kanë dhënë asnjë arsye shpjeguese për vendimin e largimit të saj nga puna. “Meqë shfaqja ishte gjatë Ramazanit, isha mjaft e kujdesshme që të mos dilja kundër traditave tona, bëra kujdes në atë që vesha dhe në atë që fola”, shpjegon ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.