Pse dhe me sa vite burg do dënohet Tom Doshi me 4 korrik, ditën e Pavaresisë së Amerikës

Prokuroria kërkoi dje dënimin me një vit burg të treshes Dom Dosh-Mark Frroku dhe Durim Bami, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, sipas prokurorisë secili duhet të vuajë 8 muaj. Gjyqtari Bledar Abdullai e pranoi kërkesën e mbrojtjes dhe ftoi më pas prokuroren Elsa Miha që të parashtronte faktet penale.

Kliko per me shume info

Sipas prokurores, tre të pandehurit akuzohen se kanë deklaruar të dhëna të rreme në lidhje me një atentat që supozohej se ishte organizuar për eliminimin fizik të deputetit Tom Doshi.
Nga verifikimet ka rezultuar se këtë fakt e ka deklaruar i pari Mark Frroku në një takim qe ka patur me Doshin. Madje ka qenë Frroku, që sipas Prokurorisë e ka prezantuar Tom Doshin me Durim Bamin, personi që duhej të kryente atentatin.

Doshi pretendonte që Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij bashkë me ish-deputetin e PD-së Mhill Fufi dhe se këtë gjë ia kishte rrëfyer miku i tij Mark Frroku, por prokuroria pas hetimeve arriti në konkluzionin se gjithçka ishte e sajuar dhe i mori të pandehur.
Ndërkohë mbrotja nga ana e Doshit, Frrokut e Bamit do të bëhet në gjykatë më datë 4 korrik kur do zhvillohet edhe seanca e radhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.