Protesta të dhunshme në Shkup për shkak të emrit të ri të Maqedonisë

Më tepër se 1.500 njerëz janë mbledhur mbrëmë në qendër të Shkupit për të protestuar kundër marrëveshjes për emër. Janë gjuajtur kokteje mollotivi në Sobranjë të cilën përndryshe e siguronin forcat e mëdha të policisë.

Mbrëmë janë organizuar protesta të mëdha në qendër të Shkupit kundër marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë, kanë transmetuar mediet maqedonase.

Kliko per me shume info

Demonstruesit kanë mbajtur transparentë në të cilat shkruante “Nuk kemi emër tjetër përveç Maqedoni”, kanë bërtitur “Maqedonia maqedonasve” dhe kanë kërkuar dorëheqjet e kryeministrit Zoran Zaev dhe anëtarëve tjerë të qeverisë maqedonase.

Protesta është organizuar me anë të rrjeteve sociale. Sobranjën e kanë siguruar forcat e mëdha policore. Pjesëmarrësit e protestës kanë gjuajtur në ndërtesë të parlamentit kokteje mollotovi, por ajo nuk u djegë.

Siç ka transmetuar portali Plusinfo, gjatë protestës është gjuajtur edhe në drejtim të policisë një koktej mollotovi por për fat ajo nuk u ndezë. Gjithashtu janë gjuajtur shumë shishe, dhe u dëgjuan edhe shok bombat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.