Prifti acaron Eminën, ajo e degjeneron “live”: Më vjen për të vjellë, do ta godisja

Showbiz

Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, të cilën jemi mësuar ta shohim shpesh shumë positive në postimet me familjen e saj dhe së fundmi me bekimin e ri të familjes, vajzën më të vogël, ka postuar në “Instastory” një foto aspak të zakonshme për tipin e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Modelja ka komentuar veprimin e një prifti, i cili dhunon një foshnjë që prindërit e kishin çuar ta bekonin.

Postimi i modeles:

Do e godisja me grusht në fytyrë dhe do ja nxirrja dhëmbët nga goja. Më vjen për të vjellë”.

Në foton e postuar prej modeles shihet si prifti e godet fëmijën, dhe më pas e afron për ta përqafuar.

Emina e cila u bë nënë për herë të dytë vetëm pak muaj më parë, është shfaqur tepër e revoltuar.

Në fund të fundit çdo nënë kështu do të ndihej nëse shikonte që dikush u dhunon foshnjen e saj.

ME TE LEXUARAT