Presidenti amerikan Donald Trump nominohet për çmimin Nobel për Paqe

Kliko per me shume info

Presidenti amerikan Donald Trump është nominuar për çmimin Nobel për Paqe, për punën e tij në arritjen e marrëveshjes drejt de-nuklearizimit të gadishullit Korean.

Presidenti i SHBA u propozua për çmimin prestigjoz nga dy anëtarë të Partisë Progresiste qeverisëse të Norvegjisë, sipas transmetuesit shtetëror NRK. Afati për çmimin e këtij viti u mbyll në janar, prandaj ky emërim vlen për vitin e ardhshëm.

Kliko per me shume info

Nominimet për çmimin më të lakmuar në botë janë të hapura për ligjvënësit, akademikët dhe studiuesit nga e gjithë bota. Komiteti Nobel në Oslo zakonisht merr qindra nominime çdo vit, e në të kaluarën kandidatët kanë përfshirë edhe Presidentin rus Vladimir Putin dhe ish-udhëheqësin kuban Fidel Castro. Plot 330 persona u nominua këtë vit për çmimet Nobel.

Ndërsa komiteti norvegjez i Nobelit emërohet nga parlamenti, vendimet e tij janë të pavarura. Trump u propozua nga dy anëtarë të krahut të djathtë të Partisë Progresiste të Norvegjisë, e cila avokon për imigrim të kufizuar dhe taksa më të ulëta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.