Pranga tre shoferëve të 4.5 milionë eurove në Durrës, 6 udhëtime brenda pesë muajsh

Nga superoperacioni policisë ku u kapën rreth 5 milionë euro në dy makinë në portin e Durrësit, janë arrestuar shoferët e kamionit që transportuan makinat nga Bari dhe administratori i kompanisë.

Shoferët janë Klevi Cani 21 –vjeç dhe Agim Ceka 61-vjeç, ndërsa administratori është Edi Lika. Ndërkohë që mister mbetet njeriu që porositi makinat.

Kliko per me shume info

Por sipas disa detajeve nga Report Tv mësohet se nga fillimi i këtij viti, saktësisht nga muaji shkurt deri në qershor Klevi Cani(shoferi) ka bërë katër udhëtime për të transportuar makina nga Italia në Shqipëri. Ndërsa shoferi tjetër Agim Ceka ka bërë dy herë rrugën e transportit.

Aktualisht të tre janë të arrestuar, ndërsa deri tani Report Tv ka zbardhur dëshminë e administratorit të kompanisë, Edi Lika.

Ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për shumën rekord që ndodhej në makinat që po transportonte, ndërsa ishte kontraktuar për transportin nga një biznesmen, por pa dhënë detaje se kush ka qenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.