“Policët e Berishës e favorizonin Nanon, në burg i vinte gruaja e rrinte me të 3 ditë”

Kliko per me shume info

Ish-anetari i Byrose Politike, Muho Asllani kujton ne nje interviste vitet e burgut te ish drejtuesve komuniste. Ai thote se Fatos Nano favorizohej ne burg pasi ishte i vetmi qe kishte dhome, ndersa te tjeret ishin 5-6 ne te njejtin ambient.

Asllani thote gjithashtu se ish kryeministri Nano lejohej qe te mbante bashkeshorten nga e premtja deri te henen ne ambientet e burgut.

Kliko per me shume info

“Fatos Nano, Sali Berisha, Hasan Banja, Gramoz Pashko, Skënder Gjinushi kanë qenë një grup specialistësh të fushave të ndryshme që kanë dalë shpesh dhe jashtë shtetit, kryesisht në Francë dhe janë kualifikuar sepse ishin studentë të shkëlqyer, por dhe pse ishin edhe nga familje të mira. Babai i Fatos Nanos, Thanas Nano, ka qenë drejtor i Radio Televizionit, shok i Enver Hoxhës. Ka qenë njeri i zoti. Fatosin e kam takuar disa herë kur ishte zëvendës i Nexhmije Hoxhës kur kishim diskutime për çështjet ekonomike në bujqësi”, thote Asllani.

Sipas tij “Por Fatosi që në atë kohë e kishte pak qejf pijen alkolike, por nuk ekspozohej sepse ishte finok. Me Fatos Nanon kemi qenë bashkë edhe në burg. Në Bënçë ai kishte një dhomë më vete, kurse ne të tjerët rrinim nga 5-6 persona në një dhomë. I bënin shumë favore policët e Berishës. Bashkëshortja, Rexhina, një grua shumë e mirë, vinte të premten në burg dhe ikte të hënën, ndërsa i biri vinte bashkë me të ëmën dhe rrinte në hotel në Tepelenë”./Panorama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.